Barcelona “poker” Gironas, dopietë nga Yamal

Spanjë | 2 vite më parë

Barcelona e Hansi Flick vazhdon fillimin e saj perfekt të sezonit. Katalanasit mposhtën Gironan, duke realizuar fitoren e tyre të pestë nga pesë. Në ndeshjen e Montilivit, Barça dominoi që nga minuta e parë dhe fitoi 4-1 falë Lamine Yamal (një dygolësh).

Shënoi edhe Pedri dhe Dani Olmo, që më pas doli jashtë për shkak dëmtimi. Katalanasit vendosin diktatin dhe mbeten në krye me 15 pikë, +4 ndaj Real Madridit. Në ndeshjen tjetër, Celta mposhti Valladolidin me rezultat 3-1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme