Barcelona: rinovimi i Mesit, para sfidës me Juven

Spanjë | 5 vite më parë

Tifozët e Barcelonës mezi presin trofeun Gamper të dielën më 8 gusht kundër Juventusit. Jo aq për rëndësinë e ndeshjes, as për shpërthimin e kundërshtarit, por sepse duket se para se të luhet ndeshja e së dielës, klubi katalanas mund të njoftojë përfundimisht rinovimin e Lionel Messit. Il Mundo Deportivo nuk ka dyshime, kështu do të shkojë sepse të dy palët tashmë e kanë gjetur dhe përcaktuar marrëveshjen, vetëm duhet rregulluar disa detaje dhe të zgjidhet momenti i duhur për njoftimin.

Sipas faqes së internetit të gazetës katalanase, Laporta synon të njoftojë nesër rinovimin pesëvjeçar me kampionin argjentinas dhe të festojë me njerëzit e Azulgrana gjatë trofeut Gamper, ndeshjen që klubi po pret ta prezantojë ekipin disa ditë para fillimit të sezoni. Për momentin Messi është ende me pushime në Ibiza, por edhe ai e merr si të mirëqenë “kthimin në shtëpi”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme