Barcelona shkarkon trajnerin Ronald Koeman

Ronald Koeman është shkarkuar nga posti I trajnerit të Barcelonës. Një lajm I tillë është bërë i ditur nga vetë klubi katalanas, që në një komunikatë zyrtare, ka theksuar: “Barcelona ka shkarkuar Ronaldo Koeman nga posti i trajneri. Presidenti I klubit, Joan Laporta e ka informuar për vendimin pas humbjes me Rayo Vallecano. Ronald Koeman do ti thotë lamtumirë ekipit ditën e enjte”.
Holandezi nuk është ndihmuar nga problemet financiare të klubit, të cilat rezultuan në largimin e Lionel Messit dhe kalimin e mëvonshëm te Paris St-Germain në gusht.
Barcelona nuk ishte në gjendje të shpenzonte para për nënshkrime të reja gjatë verës, me Memphis Depay, Sergio Aguero dhe Eric Garcia që erdhën si transferta të lirë dhe sulmuesi Luuk de Jong u bashkua me huazim nga Sevilla.
Koeman fitoi Kupën e Mbretit në fund të sezonit të tij të parë, por Barça përfundoi pas Atletico Madrid dhe Real Madrid në La Liga me numrin më të ulët të pikëve që nga viti 2008.
Ish-qendërmbrojtësi holandez luajti për gjigantët spanjollë midis viteve 1989 dhe 1995, duke i ndihmuar ata të fitojnë katër tituj të ligës dhe Kupën Evropiane.
Barca ka marrë vetëm 15 pikë në 10 ndeshje në La Liga dhe tashmë ka humbur dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. Ata janë të nëntët në klasifikim, gjashtë pikë larg kreut pas humbjes në Rayo Vallecano të mërkurën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




