Barcelona, Xavi: Depay donte të largohej

Trajneri i katalanasve, Xavi foli kalimin e Memphis Depay nga Barcelona te Atletico Madrid. Ai theksoi se merkato varet nga kriteret e vendosura nga Liga dhe se ai nuk kishte kërkuar përforcime pavarësisht ndarjes me lojtarin: “Memphis kërkoi të largohej – thotë Xavi – ka pasur propozim të Atleticos, nuk ishte komod në këtë situatë, sepse ai dëshironte të ndihej më i rëndësishëm, të marrë pjesë më shumë dhe të luajë më shumë minuta. E kuptova, thashë se mund të largohej. Ishte gjëja më e mirë për të gjithë”.
Dhe për tregun e transferimeve, Xavi tha: “Ne do të shohim se çfarë të bëjmë, ne varemi nga loja e ndershme: nëse përforcohemi më mirë, nëse jo, unë tashmë kam thënë se jam i kënaqur me lojtarët që kam. Nuk kam kërkuar asgjë, është e vështirë të përmirësosh këtë skuadër, jam i kënaqur me atë që kam. Për sa i përket situatës së Yannick Carrasco, Barcelona e ruan këtë opsion blerjeje, në fund të sezonit do të shohim nëse jemi të interesuar apo jo”, përfundoi Xavi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




