Bardhi: Berisha kërkon ta kthejë selinë qendrore të PD në një bunker për një person të shpallur “non grata”!

Politikë | 5 vite më parë

Grupet kundërshtare në PD që synojnë drejtimin e saj si partia më e madhe opozitare, vazhdojnë të shkëmbejnë deklarata të forta mes tyre.
Ndërsa ish kreu i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha u shpreh i vendosur para selisë së PD se “Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të happen” dhe “Në mënyrën më të vendosur selia do u kthehet demokratëve”, sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, e akuzoi zotin Berisha se kërkon ta kthejë selinë qendrore të PD në një bunker për një person të shpallur “non grata”. 
“Që nga 9 shtatori demokratët janë mësuar të dëgjojnë një lumë gënjeshtrash nga Sali Berisha. Ajo që sot nuk e fshehu dot Sali Berisha është skenari i tij i dhunës ndaj PD. Ashtu si edhe në të shkuarën me trafikantë droge ka shqyer dyert e PD, edhe sot paralajmëroi akte dhune në selinë qendrore të demokratëve. Protesta kombëtare që ka thirrur për hallin e vet, kërkon ta kthejë selinë qendrore të PD në një bunker për një person të shpallur “non grata.” tha zoti Bardhi, para selisë së PD, pak pasi para saj ish kryetari i PD Sali Berisha.
Zoti Bardhi tha se “Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që PD ta kthejë bunker ku strehohet ai dhe familja e tij e shpallur “non grata”, ku strehohen trafikantë droge të kërkuar në Britaninë e Madhe”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme