Bardhi kundër PS për anëtarët e KLGJ dhe KLP: Po shkelni ligjin, synohet kapja e institucioneve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, debatoi ashpër me shumicën në nën komisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”, duke e cilësuar si proces të deformuar dhe me ndërhyrje të forta politike.
“Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund te japim konsesus për një proces të deformur. Më thoni një rast kur keni dal kundër raportit të Sekretarit të Përgjithshëm? Asnjë rast, sepse ju e përdorni poltikisht atë! Ne konsesusin e japim vetëm mbi Kushtetutë. Në qoftë se ju e keni përcaktuar se kush do të jetë kryetar i KLGJ apo KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaja. Ne jemi me Kushtetutën dhe nuk mund ta pranojmë këtë ndërhyrje. E din gjithë Tirana, që njerëzit e Engjëll Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP”, tha Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




