Bardhi: Sali Berisha luajti bllofin, s’i mblodhi dot firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Politikë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave nga ish-kryeministri Sali Berisha se ka dorëzuar firmat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar për mbledhjen e këtij forumi. “Pas 30 vitesh në PD, Sali Berisha i di mirë mjaft mirë rregullat si funksionon kjo parti dhe si mblidhen organet. Ajo që tha sot nuk ka lidhje me statutin e PD dhe funksionimin e saj” tha zoti Bardhi. “U provua qartësisht që gjatë kësaj periudhe, Berisha ka luajtur një bllof. Ai nuk ka arritur të mbledhë ¼ e firmave. Nëse do i kishte mbledhur firmat e delegatëve, ai e di mirë se ku dorëzohen ato” shtoi zoti Bardhi. 
“Në fakt, ajo që pamë sot, është një tallje e madhe për demokratët dhe me sakrificën e tyre. PD është një institucion, ka rregullat e qarta se si mblidhen institucionet e Partisë. Është fyerje për demokratët që të mbahen sekret delegatët. Është fyerje që të thuash se do mbahen sekret të dhënat. Apeli im është i qartë, cilido që kërkon funksionimin e Partisë Demokratike, duhet të ndjekë procedurën. Sali Berisha e di edhe më mirë se sa një demokrat i thjeshtë procedurën. Nëse do i kishte firmat dhe nuk do luante bllofin. E ke dëgjuar kakofoninë e shifrave, në fillim tha se ka mbledhur 80% të firmave, sot tha se ka mbledhur 60% të firmave. Kjo ka qenë një bllof dhe nuk është mbledhur ¼ e firmave të anëtarëve të Kuvendit” tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme