Bardhi: Të mos kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon

Në selinë e Partisë Demokratike është zhvilluar pasditen e sotme mbledhja e Grupit Parlamentar, drejtuar nga kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj. Deputeti Gazmend Bardhi, ka kërkuar nga të pranishmit në mbledhje që të punohet për të mos përçarë partinë dhe të injorojnë sulmet e përditshme nga grupi i Berishës.
“Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Të mos kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur, mos ta përçajme PD”, është shprehur Bardhi.
Sipas tij, strukturat dhe deputetët kundër Alibeajt janë duke u sulmuar në mënyrë që të mos marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
“Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te Presidenti. Ata që deri dje thonin përse bojkotoni! Pra, kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi, në Këshill Kombëtar”, ka deklaruar Bardhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




