Basha: 95% e demokratëve duan që të udhëheq unë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar se do të japë dorëheqjen. Në një konferencë për mediat, Basha u pyet nga gazetarët se sipas një sondazhi 80% e demokratëve nuk e duan, dhe a do të jepte dorëheqjen për të mos e përçarë partinë. Zoti Basha tha se bazuar në sondazhet që ka bërë, 95% e demokratëve duan që të udhëheqë betejën dhe mbështesin axhendën e tij për të pastruar politikën.
“Sipas sondazheve të mia, 95% e demokratëve kërkojnë që të udhëheq unë betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit”, tha Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




