Basha: Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ka kërcënuar deputetët

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zbuluar se deputetët e PD-së janë kërcënuar nga ish-funksionarë të partisë për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të 18 Dhjetorit. Në një konferencë për mediat, Basha deklaron se Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka marrë në telefon demokratët dhe u ka bërë presion.
“Jam kulturë tjetër, edhe në çështjen më të padrejtë që janë ngritur për mua, jam përballur pa asnjë sprapsje. Nuk do i japim kartë anëtarësie as Aqif Rakipit, as Tom Doshit, dhe asnjë tjetri nga partitë e tjera. Ku e ka frikën ky që të mos mblidhet Kuvendi Kombëtar? Nëse ky mendon se ka shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar. Pse marrin në telefon, ishbadigardët e tij. Që, për fat të keq, i kam pasur për tepër gjatë, përkundër këshillave të bashkëpunëtorëve, edhe në funksion të PD-së, njerëz që sot Tirana i tregon me gisht si bashkëpunëtor oligarkësh. Ku e gjejnë guximin këto? Agron Kuliçi të marrë në telefon demokratët që të bëjë presion mos merrni pjesë në Këshilli Kombëtar. Nëse ka bërë një nder Sali Berisha është që i ka marrë me vete këta. Çfarë frike kishte dje që u çonte SMS anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mos vinin në mbledhjen tonë? Çfarë frike ka nga delegatët e 18 dhjetorit? Ai e di që është pakicë absolute, është i vetëm”, tha Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




