Basha akuza ndaj Berishës: S’ka lënë ish-kryetar pa rrahur dhe thyer këmbët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar situatën që ndodhi pasditen e sotme në selinë e demokratëve. Kreu i PD-së e ka cilësuar të paprecedentë hyrjen e Berishës dhe të përfaqësuesve të tij në selinë e PD.
“Ka zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Apo t’i kthejë në një departament “non grata” njësoj si familjen e tij. Shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar. Berisha s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur, pa i thyer dhëmbët. Një ‘non grata’ mendon se do të bëjë me partinë një batalion me ‘non grata’. Mbështetja e SHBA është shprehur qartë pak ditë më parë edhe nga shkallët e kësaj partie. Mbështetje me të cilën demokratët do ta arrijnë ta çajnë perden për të rrëzuar Edi Ramën, që është njeriu numër 1 që përfiton nga kjo tollovi. Sali Berisha është një barrë për demokratët dhe Partinë Demokratike. Eshtë bërë pengesë serioze për luftën tonë opozitare”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike e ka cilësuar futjen e Sali Berishës në selinë e PD-së, si një masakër të shëmtuar, ndërsa e quan atë ish-komunist.
“Ish-komunisti, me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD, apo ta kthej “non grata”. Ky ishte një spektakël i shëmuar i të kaluarës. Personat që kishin ardhur me Berishën ishin banditë me precedent kriminal që i njeh e gjithë Tirana. Njerëz që kanë ardhur me pantallona të grisura në 2005, baronë të drogës. Asnjë forcë nuk i imponohet PD. Shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Ne ja kemi dalë të shkëputemi nga gënjeshtrat dhe falsifikimet. Nuk ka lënë ish-kryetar të PD-së, pa i rrahur apo pa i thyer dhëmbët. E sotmja është një ndarje e qartë nga e kaluara. Po mbivendos hallin e tij personal në këtë betejë me SHBA. PD theu për herë të parë standardin e vendosur. Unë u mjaftova vetëm me pezullimin, i cili është bërë në një moment paqartësie me veten time. Por sot është krejtësisht e qartë.’- tha Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




