Basha: Berisha do t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i PD Lulzim Basha akuzoi ish paraardhësin e tij Sali Berisha se për karrigen e tij ishte gati t’i vinte flakën shtëpisë. Gjatë takimit me drejtues të PD në njësinë 8 zoti Basha tha se nuk luftohjet duke vënë demokratët përballë njëri tjetrit. “Nuk luftohet duke vënë demokratët përballë njëri tjetrit. 8 Janari ia ka hapur sytë të gjithëve pse kam marrë një vendim të drejtë”, u shpreh ai.  
Ndonëse nuk e përmendi me emër zotin Berisha ai e bëri përgjegjës për shumë ngjarje të së kaluarës. “Shqipërisë po i vijnë vërdallë disa hije të së shkuarës që thonë gënjeshtra për të mbuluar atë që i kanë bërë këtij vendi. Këto hije të së shkuarës dhe simbole të korrupsionit janë bërë peshë e tepërt për çdo familje shqiptare. Janë lodhur shqiptarët duke dëgjuar të njëjtat alibi dhe gënjeshtra. Shikoni si dolën me inceneratorët. Kemi 6 vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme dhe një aferë korruptive me përmasa të përbindshme. Koka e kësaj afere bashkë me tubin e oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen” tha zoti Basha.
“Qëllimi i tyre është ta mbajnë Shqipërinë kështu. Faktori ndërkombëtar është vetëdijësuar për faktet e masakrës zgjedhore. Kush ka hesape me drejtësinë mendon se mund të shpëtojë. Këto janë të vërtetat e fundit të një politike që i ka lodhur njerëzit. I ka bërë të humbin besimin te politikbërja. Shikoni çfarë ndodhi brenda shtëpisë sonë. E gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e Sali Berishës. Ai bashkë me një grusht njerëzish për karriget e tyre janë gati t’ia vënë zjarrin shtëpisë së tyre”, tha Kryetari i PD Lulzim Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme