Basha: Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në!

Politikë | 5 vite më parë

Një ditë pasi në selinë blu u depozituan 4200 firma të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje Sali Berishës që të mos harxhojë energjitë e demokratëve. Lideri demokrat tha se ndihet i zhgënjyer dhe sipas tij e gjitha ka qenë një blof, që nisi si një betejë gjoja për demokratizimin e PD-së përfundoi si një betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal. “I zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje, duke fshehur blofin e tij dhe mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit që do vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit. Nëse do t’i kishte mbledhur do t’i kishte dorëzuar sipas statutit. Në mënyrë që të nisnim procedurën statutore që e njeh shumë mirë dhe fakti që nuk e ka bërë, çdo demokrat e kupton pse nuk e ka bërë. E gjitha ka qenë një blof, e gjithë që nisi si një betejë gjoja për demokratizimin e PD-së përfundoi si një betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal”, tha zoti Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme