Basha: “Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD”

Politikë | 5 vite më parë

Lulzim Basha largon Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.

” Të dashur bashkëqytetar, demokrat, kam pasur fatin dhe përgjegjësin të drejtyoj PD dhe të përballem me sfida dhe përgjegjësi, vendime të forta dhe kosto politike dhe personale, ka pasur momente të bukura dhe të vështira, kam bërë gjithcka që të kem mbi bazë vetëm interesin e qytetarëve, jo gjithmonë ia kemi dalë që me vendimet tona të kemi bërë atë që i është dashur Shqippërisë, por kjo nuk na ka lëkunduar në misionin tonë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, as në vendosmërinë tonë për vlerat dhe parimet që na bëjnë partinë më proamerikane dhe evropiane, për fat të keq kur të gjithë ne prisnin që gishti të drejtohej drejt Edi Ramës, autorit të masakrës zgjedhore, njeriu që me lidhjen me pushtin e ka lënë Shqipërinë në vend numro, të gjithë na u desh të njiheshim për vendim e DASH për shpalljen ‘Non Grata’ të Sali Berishës. Ky ishte një nga momentet më të vështira për mua, si kryetar i PD, si demokrat, por edhe si bashkëpunëtor i afërt ndër vite i Berishës”, tha Basha.

“PD dhe grupi parlamentar i PD nuk duhet të përfshihet. Deri në përfundimin e kërkesës për transparencë dhe zbardhje të kësaj çështje, zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD”, tha Basha.

“Që ditën e parë kur u njoha me vendimin e DASH iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim. Sali Berisha është udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë dhe që çoi aleancën me SHBA në nivelet më të larta. PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Berisha, që ka marrë një vendim në mbrojtje të dinjitietit të tij. Çështja është komplekse sepse përfshin DASH”, vijoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme