Basha: Do marrim pjesë në zgjedhjet e 2025! Nëse Gjykata e Lartë s’na jep vulën e PD, do gjejmë emër tjetër për partinë

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar për krijimin e një partie të re. Nga Vlora, ku zhvilloi një takim me mbështetës, Basha tha se vendimin për vulën e PD-së do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese, por nëse vendimi nuk do të jetë në favor të tyre, atëherë do të shkojnë drejt një partie të re.
Basha garantoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 2025, teksa theksoi se partia e tij tashmë ekziston, sepse ka strukturat dhe një program, ndërsa shtoi se ajo që ata do të diskutojnë do të jetë emri.
“Do vazhdojmë pa asnjë ndalesë rrugën që kemi nisu. Shqipëria meriton më shumë se tango e vjetër që do ta mbajë peng. Ne kemi strukturat, organizimin, programin dhe ajo që diskutohet është emri, duke çuar rekursin në Gjykatë të Lartë, ne nuk mund të pranojmë që padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Urojmë që struktura jonë tju paraqitet shqiptarëve si alternativë me logon dhe vulën e PD. Por nëse pazari do ta pamundësojë këtë, padyshim demokratët euroatlantik do të jenë zgjedhje, alternativa dhe lista e kandidatëve tanë nuk do t’i mohohet shqiptarëve”, theksoi Basha.
Ish-kryeministri Sali Berisha mori zyrtarisht vulën e Partisë Demokratike, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




