Basha: Gjuha e Vuçiç ndaj Kurtit e papranueshme, presidenti serb nuk është ndarë nga e shkuara

Politikë | 4 vite më parë

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ka dënuar gjuhën e ashpër të përdorur nga presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Duke e cilësuar një gjuhë të papranueshëm, Basha thotë se Vuçiç nuk është ndarë nga e shkuara dhe kërkon t’i imponohet me dhunë një shteti të pavarur si Kosova.

“Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, shkruan Basha.

Vuçiç reagoi ashpër ndaj Kurtit pasi ky i fundit emëroi Nenad Rashiç ministër për Komunitete dhe Kthim, post që më parë mbahej Goran Rakiç, i cili ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste kundër reciprocitetit të targave. Për këtë shkak Vuçiç anuloi pjesëmarrjen e tij në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme