Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Keqardhje, çdo ditë po bie poshtë e më poshtë

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, sipas të cilit, kryedemokrati rezulton i përfshirë në dosjen e “Toyota Yaris”. Zoti Basha shkruan se ndjehet i keqardhur kur sheh se si “Sali Berisha po bie poshtë e më poshtë çdo ditë”.

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë, me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”, thotë Basha.

Berisha tha se Basha po mbahet peng nga kryeministri Rama me këtë aferë, ndaj e ftoi të sqarojë demokratët nëse ka ndarë para me kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla.

“Peng Basha, nëse Rama thotë diçka që qëndron, Berisha nuk kundërshton kurrë. Është e vërtetë që Rama të ka përmend ty Toyota Yaris ty, por sa për dijeni është e vërtetë që ai të mban peng ty. Prandaj Peng Basha dil e sqaro aferën me Toyota Yaris.

Ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën për atë aferë. Na del një ditë më vjen e thotë që do dalë një Toyota me 5 mln euro, ku e gjete këtë ti, e di unë tha. Makina erdhi, por eurot nuk u kthyen. Shumë çudi kjo punë i them. Tani eurot nuk u kthyen mbrapsht, erdhën direkt në Durrës, 1.5 mln më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belgë dhe Basha i fshihej. Tani nëse Rama t’i përmend, atëherë do me thënë të mban peng,” tha Berisha më herët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme