Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, “non grata” jote nga SHBA

Sali Berisha akuzoi nga foltorja e radhës në Bilisht se Lulzim Basha po hetohej nën dyshimet se ishte anëtar i një organizate kriminale dhe për këtë kishte një dosje. Përgjigja e Bashës nuk vonoi. Kreu i PD-së i cilësoi trillime e shpifje dhe tha se ka vetëm një dosje dhe ajo është “Non grata” e Sali Berishës nga SHBA.
“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA”, shkroi Basha.
Sipas Bashës, kjo është edhe arsye se përse Sali Berisha po përpiqet ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave të veta personale.
“Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkroi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




