Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, ‘Komisioni i Rithemelimit’ të Berishës: Është i paligjshëm

Në orën 15:00 sot, kreu i PD, Lulzim Basha, ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Mbledhja është konsideruar nul dhe e paligjshme nga ‘Komisioni i Rithemelimit’, një institucion i krijuar nga Sali Berisha dje në Kuvendin e tij Kombëtar.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar! Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të Kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për të përmbushur vakuumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së re! Për sa me lart ju njoftojmë se mbledhja e Këshilli Kombëtar e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme. Ju bëjmë thirrje te bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë! Ju ftojmë gjithashtu te mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer te Lulzim Bashës. Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve”, thuhet në mesazhin e Komisionit të Rithemelimit, i ngritur nga Berisha në Kuvendin e tij”, thuhet në mesazhin e mbështetësve të Berishës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




