Basha mbledh sot Kryesinë e Këshillin Kombëtar të PD

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit PD do të mbledhë sot Kryesinë e partisë dhe Këshillin Kombëtar. Fillimisht në orën 17.00 do të zhvillohet mbledhja e kryesisë me rend dite: diskutime dhe vendimarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjheve të 25 prillit.
Më pas në orën 19.00 me të njejtin rend dite do të zhvillohet mbledhja e këshillit kombëtar. Në mbledhjen e parë të kryesisë së PD do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në çdo qark. Në këtë takim pritet që kryetari i PD të hedhë në diskutim dhe propozim shpalljen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




