Basha: Nesër kallzimin penal në SPAK për korrupsion në sektrorin energjitik!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të bëjë kallëzim penal në SPAK për korrupsionin në sektorin e energjisë. “Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përdorën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar një pushtet të paligjshëm. Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së cmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me planifikim. Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të  gropes që do të mbyllet duke marrë borxh. Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallzimin penal në SPAK” tha lideri demokrat ndërsa komentoi nga foltorja e Kuvendit planin e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, të dielën e kaluar, për përballimin e krizës së energjisë. Sipas Bashës ky nuk është një plan për shqiptarët, por është një tjetër borxh i Shqipërisë, që do duhet të paguhet me paratë e shqiptarëve. “Tellalli në vijim të strategjisë së tij nxori një plan, ajo që ra në sy ishte një borxh i ri, i marrë nga xhepat tuaj për t’ju ngarkuar edhe më shumë, jo pak por 200 mln euro. Doli si lugat të dielën. Kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE-së dhe kryebanditit Ardian Çela si mëlçitë që i varen në qafë ujkut. Duke zbrazur rezervat ujore hapën një pjesë të madhe të gropës që tani duan ta mbyllin me borxhin që kanë marrë, jo nga xhepat e tyre, por tuajat. Të gjitha këto duhet të hetohen” tha kreu i PD. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme