Basha: Nuk është një krizë energjetike, por e shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për gjendjes ekonomike të Shqipërisë. Gjatë një deklaratë për mediat ku ka folur për paralajmërimin për rritje të çmimit të energjisë lideri demokrat tha se sipas tij nuk ka krizë energjetike, por është një krizë e shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.”Kjo nuk është një krizë energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji dhe e blejnë e 3-4-fish çmimin pak muaj më vonë me tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacidhe. OSHE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Janë grup patronazhistësh dhe militantësh partie që nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve.”, tha kreu PD. “Jemi në Kuvend për këtë betejë, dhe do i kthejmë vendin legjitimitetin dhe demokracinë”tha lideri demokrat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme