Basha paraqet nismat e opozitës për Parlamentin: Propozim për uljen e TVSH për produktet e shportës

Politikë | 5 vite më parë

Lulzim Basha ka thirrur sërish grupin parlamentar të PD-së për të konkretizuar nismat e opozitës si beteja të ardhshme të saj në Parlament. Në fjalën e tij, Basha e ka cilësuar situatën ekonomike shumë të rëndë dhe se për këtë ka bërë të ditur se PD do të paraqesë në Parlament nismën për uljen e TVSH.

“Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSHsë për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare”, tha Basha.

Ndërsa si prioritare ka bërë të ditur ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, ku përfshihen: Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR  dhe për humbjen e gjyqit të Becchetit.  “Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës”, ka deklaruar Basha.

Komision hetimor për çështjen Becchetti është nisma tjetër e opozitës. “Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro”, thuhet sipas burimeve brenda PD-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme