Basha: Pas rënies së një këmbe të ‘trekëndëshit të Bermudës’, janë shtuar sulmet kundër SPAK

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi të hënën se aleanca kundër SPAK-ut është në veprim me kohë të plotë.
“Pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë “kokat” e pandëshkuara të 34 viteve të fundit. Frika nga një fund i padenjë për një sistem të kalbur në zemër, sidomos pas rënies së dy prej tre shtyllave të “trekëndëshit të Bermudës”, ka intensifikuar përpjekjet për të nxitur një krizë të re artificiale, objektivi final i së cilës është një amnisti e re për të mbuluar korrupsionin e kaluar”, shprehet Basha.
Sipas tij, muaj më parë u faktua denoncimi i demokratëve euroatlantikë për komplot ndaj drejtësisë të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ai u kërkoi institucioneve të drejtësisë të mos shantazhohen dhe të veprojnë sipas misionit të tyre historik. Basha theksoi se shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie që garanton mirëqeverisje dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre.
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




