Basha: PD do të ringrihet nga këto rrënoja për ta çuar betejën e ndryshimit deri në fund!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke folur, këtë të diel, lidhur me ngjarjet e ditës së djeshme në selinë blu, tha se qëllimi i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij është ringritja e Partisë Demokratike. “Në këto rrënoja nga cilat eksitohet Berisha dhe Edi Rama, do të ringrejëmë PD. Ashtu siç e duan prindërit, demokratë, mbështësit dhe socialistët që i ka ardhur shpirti në majë të hundës, ashtu siç e do rinia shqiptare, ashtu siç e do shumica e shqiptarëve” tha kreu i PD.
“Një parti që t’i prij mbylljes së tranzicionit.Vendosmëria ime është e palëkundur dhe po ashtu e ekipit tim për të qëndruar në këtë betejë, për të riparuar dhe rindërtuar nga e para, kudo ku bajraktarët e tranzicionit kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë dhe tani i trajtojnë qytetarët shqiptarë dhe vendin tonë si plaçkë.”, tha lideri demokrat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




