Basha: PD-ja, sot e la pas Berishën dhe të gjithë aksionin e tij!

Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi ndarjen perfundimtare me Berishën, për të cilin ai tha se e demtoi si pakkush PD. “Sikundër e kemi thënë, ajo që nisi prej kohësh e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj. Lajm i mirë është fakti që shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për tu bërë pjesë e skenarit të dhunës, për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e di çdo kush me sy në ballë. Në këtë betejë ai nuk kursen askënd përveç vizitës së tij. Lajm i mirë është braktisja totale. Dëshpërimin nuk kam pse ta them sepse e keni parë nga fytyra e tij. Për fat të mirë asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua”, u shpreh ai.
Zoti Basha tha se Berisha nuk pranon rregullat demokratikë, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron. “I vetëdijshëm se një farsë e tillë nuk certifikohej në gjykatë, urdhëroi këtë proteste. Dua të falënderoj të gjithë që bënë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA. Dua tju them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha i ka bërë kësaj partie, dëmin më të madh, i ka dhënë mundësinë demokratëve që të shkëputen njëherë e mirë nga trashëgimia” tha zoti Basha.
Kreu i PD tha se e shtuna ishte paralajmëruar si një ditë e pushtimit të selisë së demokratëve, por që Berisha nuk ia arriti dot. “Dita e sotme ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë të selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij dhe hallin e tij personal. Si kundër e kam thënë prej kohësh. Lajm i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk ju përgjigjen thirrjes së Berishës për tu bërë pjesë e skenarëve të dhunës. E braktisën, sic e kanë braktisur. Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër, përveç vetes së tij” tha zoti Basha.
“Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë, kur shikon që ata 500 njerëz, protagonistë ishin një grup kriminelesh të përgatiturat për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e demokratëve në një plan të organizuar dhe jetësuar nga Berisha”, tha kreu i PD.
Zoti Basha ka shoqëruar vete përfaqësuesit e medias, operatorë e gazetarë, për të filmuar pasojat e dhunës që la pas sot protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Basha u ka treguar ambientet e shkatërruara të selisë blu me xhama të thyer, dyer e karrige të hedhura në tokë dhe ku çdo pajisje ka dalë jashtë funksionit. Ai falenderoi policinë për ndërhyrjen e saj, por tha se krerët e saj janë në shërbim të Ramës i cili bashkëpunon me Berishën. “Berisha dhe Rama janë si dy vëllezër siamze. Berisha po kërkon ti bëjë shërbimin e tij Ramës që nuk e ka fshehur. Punonjësit e policisë që u angazhuan për të rikthyer rëndin por padyshim që drejtuesit treguan se ishin të kapur nga Rama. Ata pritën një orë e gjysmë pas lëshimit të deklaratave të ambasadave. Me përmbysjen e këtyre tre skenarëve, zaptimi, gjakderdhjes dhe zbulimit haptas të lidhjes së vëllezërve siameze Rama – Berisha ka një arsye për ta mbajtur kokën lart. Kemi që qëndruar në një ditë shumë të vështirë me një kulturë dhe guxim për tu admiruar dhe të provojmë se jemi e vetmja forcë që ka vlerat dhe me të cilën Shqipëria dhe shqiptarët mund të ecin përpara” tha zoti Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




