Basha përplaset me kryeparlamentaren Nikolla, braktis parlamentin

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përplasur ashpër me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, që në nisje të seancës. Pas debatit, lideri i PD, i ndjekur nga deputetët e tij braktisi seancën plenare. 

Debati

Basha: Turp të vijë. E ke nisur me shkelje seancën. Merr urdhëra nga salla

Nikolla: Faleminderit. Po zbatoj rregulloren

Basha: Turp të vijë. E rrënove që ditën e parë parlamentin

"Turp të vijë"/ Basha përplaset me Nikollën dhe

Pse nisi sherri

Në seancën e sotme ishte parashikuar miratimi i kryetarëve të komisioneve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit. LSI-ja përmes deputetit Petrit Vasili, kërkoi më shumë kohë për pozicionim e katër deputetëve të forcës së tij në Komisionet Parlamentare.

Kryetari i grupit të PD-së Alfred Rrushaj, i kërkoi kryetares së Kuvendit pak minuta pushim që të diskutonin me përfaqësuesit e LSI-së, por Taulant Balla propozoi që sot të miratoheshin vetëm drejtuesit e komisioneve dhe anëtarët në seancën tjetër.

Propozimi u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste duke shkaktuar reagimin e fortë të Lulzim Bashës që akuzoi Lindita Nikollën se shkeli rregulloren që në seancën e parë që drejtoi parlamentin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme