Basha: Programi i Demokratëve Euroatlantikë ka në qendër reformën e pronës

Politikë | 2 vite më parë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, nëpërmjet një video, ku vë theksin tek rëndësia që ka zgjidhja e problemit të pronave në Shqipëri.

Basha shkruan se, programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë.

“Pa pronë nuk ka demokraci, prandaj programi i Demokratëve Euroatlantikë ka në qendër reformën e pronës, pa burokraci. Parashikon kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimin e obligacioneve nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin “Uti Possidetis”. Përfundimi i kësaj reforme është dita e parë e Shqipërisë në Evropë”, shprehet Basha. /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme