Basha: SHBA nuk i ka asnjë borxh Shqipërisë, ne se lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre

Politikë | 4 vite më parë

Deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një borxh për të larë ndaj Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik të Iranit si një hakmarrje pas strehimit të anëtarëvetë organizatës së MEK, iu është përgjigjur deputeti demokrat Lulzim Basha.

Ky i fundit ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë asnjë borxh ndaj Shqipërisë, por e kundërta. Sipas Bashës, Shqipëria nuk e lan dot kurrë borxhin ndaj SHBA për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo.

“Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo”, shkruan Basha në rrjetin social Twitter.

Më tej Basha thekson se mbeten ende të paplotësuar standartet e partneritetit për shtetin e së drejtës, demokraci funksionale, media e lirë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme