Basha: “Une jam peng vetëm i Zotit, Berisha kërkon të marrë peng PD-në për interesat e tij”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi ish-kryeministrit Sali Berisha se po përpiqet që të bëjë gjithçka për të marrë peng një parti të tërë, vetëm për interesat e tij personale.“Një person përpiqet që të bëjë gjithçka për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat e tij personale. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë armiku. Vetëm 3-4 muaj më parë ne kishim zgjedhje për kryetarin e PD dhe çdokush mund të kandidonte, çdokush mund të mbështeste çdo kandidat siç e kanë rregullat dhe statuti dhe siç është demokracia jonë e brendshme”, tha kreu i PD Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, replikoi me ish-kryeministrit Sali Berisha duke ju përgjigjur akuzave të forta të këtij fundit ndaj tij, pas vendimit për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD. “Kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i Perëndisë, vetëm i Zotit. Siç gjykoj që çdo njeri duhet të përpiqet që frikë të ketë vetëm Zotin, asgjë tjetër. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD. Në fakt kam pritur që siç kishte deklaruar vetë këtë betejë ta bënte në mënyrë personale pa përfshirë as PD as grupin parlamentar të PD”, tha zoti Basha.
Basha tha se nuk do të lejojë të mbledhë Kuvendin Kombëtar, sikundër bëri me dije se i është rritur mbështetja në bazë me 97 % të anëtarësisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




