Bashkëpunimi me opozitën, Rama: “Jam i gatshëm të pres çdo lloj projekti politik për të ardhmen e vendit”

Kryeministri socialist Edi Rama ka përsëritur se me opozitën është i gatshëm që të presë çdo lloj projekti politik për të ardhmen e vendit. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri gjatë emisionit “Opinion” ndërsa u pyet nga gazetarët e pyetën nëse oferta e tij për opozitën shkon deri në qeveri të përbashkët. “Opozita është e mirëseardhur dhe jam shumë i gatshëm që të ndërtojmë një klimë të re politike dhe të përpiqemi së bashku që të mos i përcjellim shqiptarëve sa herë që hapin televizorin gjithë atë energji negative si rezultat i një politike që është 90% luftë personale dhe 10% debat për çështje” tha zoti Rama. Më parë ai kishte deklaruar se do t’i drejtohet me një kundërofertë PD-së nëse opozita është gati që të “mos e shajë më Shqipërinë në anglisht”. “Jam i gatshëm të pres çdo lloj projekti politik për të ardhmen e vendit” tha disa herë zoti Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




