Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i Ballkanit, Rama në Bruksel, takohet me Josep Borrell

Kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell në Bruksel. Shtrëngimi i duarve të tyre ndodhi pak para nisjes së darkës joformale të organizuar nga Borrell.
Më herët Borrell deklaroi se Ballkani Perëndimore është politika e jashtme më e rëndësishme për BE dhe se nuk duhen lejuar politikat përparëse dhe dezinformuese të Rusisë në rajon.
Të pranishëm në darkën jo formale do të jenë kryeministri Edi Rama, presidenti malazez Milo Gjukanoviq, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala.
Agresioni rus në Ukrainë, siguria dhe bashkëpunimi rajonal, integrimi në BE do të jenë disa nga temat që pritet të diskutohen mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Borrell.
Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit me BE-në.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




