Bashkia Dropull gati hartat e “Paketës së Maleve”, shumë potencial tek “Bredhi i Sotirës”
Bashkia e Dropullit ka nisur zyrtarisht përcaktimin e zonave prioritare për zbatimin e “Paketës së Maleve”, duke u bërë pjesë aktive e planit kombëtar për zhvillimin ekonomik të zonave malore.
Në këtë kuadër, bashkia ka identifikuar sipërfaqe pyjore prej 10.5 hektarësh, ku përfshihet edhe zona e mbrojtur e Parkut Natyror “Bredhi i Sotirës”, si pjesë e territorit me potencial zhvillimi të kontrolluar.
Gjithashtu, në këtë bashki janë përcaktuar zonat prioritare për zhvillimin e agroturizmit në tre njësi administrative, ndërsa kanë nisur të depozitohen edhe kërkesat e para nga investitorët e interesuar.
Bashkia e Dropullit është e përfshirë gjithashtu në projekte ndërkufitare të Bashkimit Evropian, përfshirë projektin për zhvillimin e Pogonit malor, me synimin për një zhvillim të qëndrueshëm që respekton mjedisin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




