Bashkia e Lushnjës, Indrit Sefa, reagon pasi kryesia e PD e zyrtarizoi si kandidat

Kandidati i PD-së për bashkinë e Lushnjës, Indrit Sefa, ka reaguar pasi kryesia e PD zyrtarizoi kandidaturat për zgjedhjet e 6 marsit. Zoti Sefa thotë se “kjo është një sfidë për çdo demokrat, çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për qytetin që t’i hapet një prespektivë e re”.
“Të nderuar bashkëqytetarë,t ë dashur demokratë, sot Kryesia e Partisë Demokratike më dha besimin dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar Partinë Demokratike në garën elektorale të 6 Marsit. Kjo garë është sfidë për çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për çdo demokrat. Është sfidë për Lushnjën, që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë, ajo e shërbimit ndaj qytetarëve, drejtimit me përulësi dhe ndershmëri. Është sfidë për demokratët, jo vetëm për momentin që po kalojmë brenda nesh, por mbi të gjitha sepse kanë shansin të marrin drejtimin e qytetit, për të treguar modelin e tyre të qeverisjes. Për mua si djalë i Lushnjës, si biri i dy prindërve punëtorë lushnjarë, si bashkëshort dhe prind i një vajze të vogël, 6 Marsi është mundësia për të dhënë kontributin tim për qytetin. Lushnja është familja ime e madhe”, shkruan Sefa.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




