Bashkia e Tiranës pastron ujin e Liqenit Artificial

Sociale | 4 vite më parë

Në këto ditë të nxehta vere, krahas kujdesit të veçantë për bimësinë, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i kushton një vëmendje të madhe edhe pastrimit të liqenit nga çdo papastërti në sipërfaqe e brendësinë e tij.

Prej disa ditësh, punonjësit e APR-së kanë nisur punën me anë të një makinerie të posaçme, për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat. Prej tre vitesh, Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’ ka certifikuar Liqenin Artificial të Tiranës si një liqen të pastër, duke mundësuar zhvillimin e lojërave të ndryshme të ujit.

Parku i Madh i Liqenit Artificial përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës. Shtatë vitet e fundit parku është transformuar tërësisht, duke u rivitalizuar dhe duke u kthyer në një mushkëri të shëndetshme për kryeqytetin. Krahas shtimit të gjelbërimit, janë ndërtuar dhe vende argëtimi për fëmijët si dhe korsi biçikletash dhe pista vrapimi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme