Bashkia Gjirokastër në mbështetje të shtresave në nevojë, medikamente falas për femijët

Për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë,Bashkia Gjirokastër, për grupmoshën 0-12 vjeç mbulon koston e medikamenteve, në bazë të recetës së mjekut.Drejtoresha e Shërbimit social Shtetëror në këtë institucion thotë se
kategoritë përfituese janë:
– Fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike
– Fëmijët e vendosur në kujdestari alternative
– Fëmijët kur një nga prindërit është përfitues i urdhërit të mbrojtjes
– Fëmijët me status jetimi
-Fëmijët që u përkasin komuniteteve rome dhe egjiptiane
-Raste në menaxhim nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve.
Momentalisht pranë këtij insitucioni kanë paraqitur dokumentacionin përkatës mbi 70 familje
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




