Bashkim Fino nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Kuçovës

Politikë | 2 vite më parë

Bashkia e Kuçovës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi, pas vdekjes”, ish-kryeministrin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe ish deputetin e kësaj bashkie Bashkim Fino.

Në një takim të posaçëm përfaqësuesve nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Kuçovës ju bashkuan kolegë të shumtë socialistë si dhe qytetarë të Kuçovës për të nderuar kujtimin e ish-kryeministrit.

Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino mes falënderimeve dhe mirënjohjes për titullin e akorduar, tha se megjithëse babai i saj ishte rritur në kalldrëmet e Gjirokastrës, Kuçovën e mbante gjithmonë në zemër si shtëpinë e tij te dyte. Në këtë zonë Bashkim Fino  punoi me pasion dhe përgjegjësi për tre mandate. 

Zoti Fino erdhi në krye të qeverisë më 9 Mars 1997, në kulmin e trazirave sociale që shoqëruan rënien e skemave piramidale në Shqipëri, ku shumica e shqiptarëve kishin futur kursimet e jetës së tyre  dhe i humbën. 

Qeveria e kryesuar nga zoti Fino mori emrin Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Ajo u krijua falë vullnetit politik të partive kryesore të vendit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. 

Ish-kryeministri dhe një nga deputetët më të spikatur në radhët e Partisë Socialiste, Fino ndërroi  jetë në moshën 58 vjeçare, më 29 Mars 2021.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme