Bashkisë së Tiranës: “Çdo e diel do të jetë “Dita pa Makina”!”

Bashkia e Tiranës thellon nismën e qeverisë të “Ditës pa makina”. Tashmë çdo e dielë në kryeqytet do t’u dedikohet këmbësorëve. Autoritetet bashkiake thonë se kjo është një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytetin shqiptar.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat dhe ka përcaktuar dhe akset rrugore ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 09.00 deri në orën 15.00.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, në datë 17 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.
– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.W.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.
Më parë qeveria shqiptare ka shpallur të dielën e parë të çdo muaji si “Ditë pa makina”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




