Basketboll, luhen të parat e gjysmëfinaleve

Basketboll | 4 vite më parë

Superliga e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj ka hyrë tashmë në fazën e saj më të nxehtë, teksa kanë nisur duelet e gjysmëfinaleve të “play-off”-it dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt duelin më të spikatur, atë që u luajt në Durrës, midis Teutës “kampione” në fuqi dhe Tiranës. Kanë qenë kryeqytetasit që e kanë nisur vrullshëm takimin dhe, në 10-minutëshin e parë, do të krijojnë një epërsi prej 12 pikësh, teksa e fitojnë atë 22-10. 10-minutëshi i dytë ka qenë i barazpeshuar, teksa skuadra vendase reagon dhe e fiton atë me një pikë të vetme, 18-17, por është Tirana që shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave, duke kryesuar me rezultatin 39-28.

10-minutëshi i 3-të do të jetë vrastar për fatin e këtij takimi, pasi skuadra kryeqytetase e fiton atë me 12 pikë epërsi, 26-14, duke kryesuar kështu me një gjysmëore lojë me shifrat 65-42. 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë Teutën të reagojë, por është shumë pak dhe shumë vonë, sepse fitimi i tij me shifrat 29-18, nuk mjafton për të shmangur humbjen me shifrat 83-71. Tirana korr kështu fitoren e parë në këtë duel gjysmëfinal, ashtu sikundër ka korrur fitore edhe Besëlidhja në ndeshjen e parë të duelit tjetër gjysmëfinal, teksa ka mposhtur në fushën e vet Kamza Basketin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme