Basketboll Meshkuj/Vllaznia, çfarë përmbysja!

Basketboll | 6 vite më parë

Vllaznia ka fituar me përmbysje ndaj Teutës në basketboll për meshkuj në ndeshjen e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Shkodranët e Methju Xhons e kanë nisur mirë ndeshjen, ndërsa kanë kryesuar gjatë gjithë periodës së parë. Afrimi më i madh i durrsakëve ishte në rezultatin 15-13 e më pas kuqeblutë vihen në udhëheqje të rezultatit duke krijuar diferencë pikësh me kundërshtarin derisa periodën e parë e kanë përfunduar 26-17.

Teuta përmirëson lojën. Madje dallohet në gjuajtjet për tri pikë, ndërsa me një avantazh 23-9 në periodën e dytë arrin që në pushim të jetë në kryesim 40-35. Por pas pushimit Vllaznia është tjetër gjë në lojë. Sidomos pas disavantazhit prej 12 pikësh, 40-52, kuqeblutë bëjnë përmbysjen e madhe.

Me një rezultatet të pjesshëm 15-0 përmbysin në 55-52 dhe kështu duke fituar periodën e tretë 31-20 arrijnë të jenë në avantazhin 66-60. Ndërkohë kanë fituar dhe periodën e katërt 22-19 dhe krejt ndeshjen 88-79.

Në ndeshjet e tjera të Superligës së basketbollit për meshkuj, Goga Basket ka fituar me Partizanin 83-56, kurse Tirana ka mundur Eagles Basket, 121-75. Basketbolli shqiptar do të rikthehet në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar pikërisht të mërkurën me ndeshjen Goga Basket – Tirana, e cila do të vijë drejtpërsëdrejti nga Pallati i Sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme