Bayern mundet nga Leipzig, mundësi e artë për Dortmundin

Gjermani | 3 vite më parë

Humbja e bujshme e Bayern në shtëpi,që përmbyset 1-3 nga Leipzig. Ndeshje njëkahëshe në start, me bavarezët që krijuan shumë dhe arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 25-të me anë të Gnabry, duke nënshkruar golin e tij të 14-të në kampionat. Bavarezët kishin disa mundësi për të dyfishuar rezultatin, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli.

Mundësi e gabuar, gol i pësuar: në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, kundërsulmi vdekjeprurës i Leipzig, me Nkunku që i shërben Laimerit, i ftohtë për të mposhtur Sommer. Rikthimi i bujshëm u kompletua në minutën e 75-të: Pavard rrëzoi Nkunkun në zonë dhe nga pika e bardhë sulmuesi francez nuk gabon. Në minutën e 85-të vjen goli I tretë për miqtë: penalltia e dytë e ditës për Leipzig, e kthyer këtë herë në gol nga Szoboszlai.

Përfundon 3-1 për Leipzig, i cili siguron një vend në Ligën e Kampionëve të ardhshëm duke konsoliduar vendin e tretë me 63 pikë. Nga ana tjetër, Bayern mbetet në vend me 68 pikë dhe mund të parakalohet në klasifikim nga Borussia Dortmund, e angazhuar nesër në fushën e Augsburgut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme