Bayern ndalet nga Arminia, barazim 3-3

Gjermani | 6 vite më parë

Në ndeshjen e javës së 21-të të Bundesligës, Arminia ka befasuar Bayern, duke e dominuar atë në 45 minutat e para, më pas e mbërtheu në një barazim 3-3, duke mos e lejuar të bënte përmbysjen e madhe.

Miqtë, me meritë të plotë, arritën një avantazh të dyfishtë me Vlap në minutën e 9-të dhe Pieper në minutën e 37-të, por në fillim të pjesës së dytë loja ndizet.

 Leëandoëski shkurton në 48’, Gebauer rikthen diferencën e golave ​​në 49’. Reagon Bayern edhe njëherë me Tolisso 57’. Gjuajtja e Davies 70’ vulos përfundimisht rezultatin 3-3, që qëndron i pandryshuar deri në fund.

Bavarezët vazhdojnë të jenë në vend të parë në kuotën e 49 pikëve, ndjekur nga Leipzig me 44 pikë. Ndërkohë, Arminia vazhdon të jetë në zonën e ftohtë me 18 pikë, vendi I tretë nga fundi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme