Bayern në kaos, përplasje mes Kimmich dhe Low

Nuk ka paqe në shtëpinë e Bayern. Fillimisht humbja ndaj Leverkusenit, më pas humbja në Champions League ndaj Lacios dhe në fund humbja ndaj Bochum-it vërtetuan një krizë të thellë në skuadrën e Tuchel. Prandaj është normale që nervat të jenë të tensionuara, sidomos mes ekipit dhe trajnerit.
Siç raporton Bild, në fakt duket se Joshua Kimmich dhe Zsolt Low, zëvendësi i Thomas Tuchel, për pak sa nuk u përplasën në dhomat e zhveshjes dhe se të dy nuk ranë në kontakt vetëm falë ndërhyrjes providencale të kapitenit Manuel Neuer, i cili i ndau. Sipas Lothar Matthaus, tani komentator i Sky Deutschland, disa lojtarë janë në mosmarrëveshje me stafin stërvitor. Mes tyre, përveç Kimmich, janë edhe Muller, Goretzka dhe De Ligt.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




