Bayern nuk humbet kurrë, mbetet me 9 lojtarë dhe barazon me Leverkusen

Bayern nuk humbet kurrë. Pasi shënoi gjashtë gola kundër Atalantës në Bergamo, skuadra e Kompany-t luajti jashtë fushe në Bundesligë kundër Leverkusenit duke marrë një barazim 1-1.
Formacioni bavarez u godit pas 6 minutash lojë nga goli i Garcias dhe mbeti me dhjetë lojtarë pasi Jackson u përjashtua në minutën e 42-të. Gjithsesi, arriti të barazojë me anë të Luis Diaz pasi iu anuluan dy gola, njëri nga Kane, që u rikthye në fushë pas dy ndeshjesh mungesë.
Luis Diaz u përjashtua gjithashtu në minutën e 84-të për kartonin e dytë të verdhë, duke mbetur me 9 lojtarë. Me këtë barazim, bavarezët mbajnë një epërsi prej nëntë pikësh ndaj Dortmundit të vendit të dytë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



