Bayern pranon interesimin për Harry Kane, Uli Hoeness beson

Përmes gojës së Uli Hoeness, për herë të parë Bayern Munich ka pranuar publikisht synimin e tyre për të nënshkruar me qendërsulmuesin anglez Harry Kane nga Tottenham, me besimin se ata kanë një shans të mirë për të arritur qëllimin.
“Sulmuesi e ka bërë të qartë në të gjitha bisedat se ai ka vendosur t’i bashkohet kampionëve gjermanë këtë verë dhe nëse ai mbetet i bindur për këtë, ne do ta kemi atë dhe Tottenhami do të heqë dorë”, u tha presidenti i nderit i bavarezëve gazetarëve në klub. “Kane, i cili mbush 30 vjeç në fund të muajit dhe kontrata e tij skadon në 2024, dëshiron të luajë në një garë ndërkombëtare dhe Tottenham nuk është në sezonin e ardhshëm në një nga kompeticionet evropiane, ndryshe nga klubi ynë”, shtoi ai Hoeness, duke nënvizuar se, “tani e ka mundësinë të vijë në një nga klubet më të mira në Europë”.
Sipas mediave gjermane, Bayern tashmë ka arritur një marrëveshje me Kane, por do të duhet të shpenzojë të paktën 100 milionë euro për të bindur Tottenham-in, i cili deri më tani nuk duket i gatshëm të lërë të largohet lojtarin e tyre më të mirë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




