Bayern rikthehet në komandë

Nëse të gabosh është njerëzore, gjëja më e rëndësishme është të mos dorëzohesh. Bayern Munich duket se e ka mësuar mësimin dhe rikthehet pas nokautit në fushën e Mainz-it, duke mposhtur Hertha Berlin (2-0) brenda në Allianz Arena në një nga ndeshjet e javës së 30-të të Bundesligës.
Një sukses që i lejon skuadrës së Tuchel të rimarrë komandën në klasifikim në +1 ndaj Borussia Dortmundit, e cila përkundrazi nuk arriti të shkojë përtej barazimit në ndeshjen me Bochum. Pasi pjesa e parë përfundoi 0-0, golat e shënuar në pjesën e dytë nga Gnabry (69′) dhe Coman (79′), të dy me asistimin e Kimmich, i dhanë bavarezëve tri pikë të çmuara.
Në sfidën tjetër të ditës në Bundesligë, Wolfsburg ka arritur të marrë një fitore të pastër, 3-0 përballë Mainz. Gjithçka u vendos në pjesën e parë me dopietën e Wind(5’ dhe 28’) si dhe me golin e Bornauw.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




