BE dhe PNUD inaurgurojnë dy shkolla në Kavajë

Sociale | 5 vite më parë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca së bashku me përfaqësuesn e re të PNUD Monica Merino, inspektuan 2 shkolla të riparuara në qytetin e Kavajës. “Mehmet Babamusta” dhe “Fiqiri Kurti” janë 2 nga 63 shkollat të cilat janë pjesë e programit #EU4schools, të financiuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNDP. 
Gjatë vizitës, Soreca u shpreh se investimi në riparimin dhe rindërtimin e shkollave ka qënë vendimi i duhur. “Nuk kishim fusha më të mira ku të investonim përveçëse në edukim dhe kulturë. Por këto fusha janë urat e së ardhmes dhe sot arrij ta shoh këtë ëndërr që po bëhet realitet. Këto projekte i kemi parë në letër, ndërsa tani po i shohim të realizuara në realitet” tha zoti Soreka. 
Për Monica Merinon, përfaqësuesen e re të UNDP ishte vizita e parë në një projekt të realizuar rishtas. “Eshtë një nder për mua që jam këtu si përfaqësuesja e re e UNDP dhe që është vizita e parë e një projekti. Për ne e rëndësishmë është që të ndërtojmë me cilësi dhe me siguri për këta fëmijë që janë e ardhmja. Ky projekt i zbatuar nga UNDP në fillim është konsultuar me banorët dhe prindrit e fëmijëve ndërsa tashmë është një realitet i prekshëm. Ne kemi shumë projekte të cilat lidhen drejtë për së drejti me jetën e banorëve dhe po ashtu ne kemi një portal transparence ku publikojmë aty çdo detaj të këtyre investimeve serioze” tha zonja Merinon. 

I pranishëm kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali tha se procesi i rindërtimit dhe sistemimit të familjarëve të prekur ka ecur me hapa mjaft të mira në këtë bashki. 
Nga 63 shkolla të cilat janë pjesë e programit #EU4schools për tu rindërtur ose riparuar, 15 kanë përfunduar. Shkollat e rindërtuara kanë më shumë ambiente, klasa më të mëdha, laboratore, terrene sportive dhe standarde më të mira për nxënësit dhe stafin mësimor. Vizita u mbyll me mbjelljen e pemëve në oborret e shkollave, si simbol i këtij bashkëpunimi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme