BE do të diskutojë sanksione ndaj Dodik

Rajon | 5 vite më parë

Bashkimi Europian ka përjashtuar deri më tani mundësinë që të ndjekë një rrugë të ngjashme me të Uashingtonit sa u takon politikave të sanksionimit të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që cenojnë stabilitetin e rajonit.

Por, qëndrimi i Brukselit mund të ndryshojë më 24 janar në takimin e radhës të ministrave të Jashtëm të BE-së. Këta të fundit do të takohen për të diskutuar situatën në Bosnje-Hercegovinë dhe sidomos veprimet e vendimet e udhëheqësit serb të Bosnjes, Milorad Dodik.

Në këtë takim nuk përjashtohet mundësia e ndërmarrjes së një nisme sanksionimi. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano tha se ministrat e Jashtëm do të diskutojnë mekanizmat e mundshëm që kanë në dorë vendet anëtare.

“Rishikimi i sistemit të mbështetjes së BE-së dhe sanksionet janë vetëm dy instrumente, nga mjetet shumë të gjera që mund të përdoren në rast se shtetet anëtare vendosin se kjo është rruga e duhur”, ka thënë Stano.

BE ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e sanksioneve të ngjashme me ato që ndjek SHBA. Por, instrumentet ndëshkuese në dorën e Brukselit nuk mungojnë dhe ato fillojnë që nga shënjestrimi i bizneseve dhe llogarive të individëve “problematikë”, deri te pezullimi i asistencës financiare për vendet që sipas BE minojnë stabilitetin dhe sundimin e ligjit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme