BE kërkon testime sistematike për COVID për pasagjerët nga Kina

Botë | 4 vite më parë

Shumica dërrmuese e vendeve të BE-së duan që pasagjerët që vijnë nga Kina të testohen për COVID-19. Kina i ka quajtur rregullat e reja të testimit “të papranueshme” pasi vendi hapet pas viteve të bllokimeve të rrepta.

Ministrat e shëndetësisë të BE-së arritën një konsensus mbi mënyrën e trajtimit të udhëtarëve nga Kina, pasi vendi është i mbërthyer nga një rritje e infeksioneve COVID-19. Pas një takimi në Bruksel, Komisioni Evropian tha se “shumica dërrmuese” e 27 shteteve anëtare të BE-së duan që pasagjerët që vijnë nga Kina të marrin testime sistematike për COVID-19 përpara mbërritjes së tyre në BE.

Gjithçka vjen në vazhdën e heqjes së politikës “zero COVID” nga Kina pas protestave masive për masat e rrepta ndaj COVID.

Testimi nga OBSH në Kinë për variante të reja ka ndezur nivele të ndryshme shqetësimi midis zyrtarëve të BE-së në lidhje me shfaqjen e formave të reja të virusit. Mungesa e transparencës dhe të dhënave jo të plota për infeksionet ka çuar në një “shumicë dërrmuese” të vendeve të BE-së “në favor të testimit”.

Franca , Spanja dhe Italia janë ndër vendet e BE-së që kanë vendosur tashmë kërkesa të reja testimi për pasagjerët që vijnë nga Kina përpara një qasjeje të koordinuar nga BE.

Sidoqoftë Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se situata në Kinë nuk paraqet një kërcënim të menjëhershëm të përgjithshëm shëndetësor për bllokun.

“Variantet që qarkullojnë në Kinë tashmë po qarkullojnë në BE dhe si të tilla nuk janë sfiduese për përgjigjen imune,” tha agjencia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme