BE miraton me SHBA, hapen rrugët për uljen e tarifave dhe mbrojtjen e qartë evropiane
Parlamenti Europian i dha sot dritën jeshile legjislacionit që zbaton marrëveshjen tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteue të Bashkuara të Amerikës.
Vendimi hap rrugën për uljen e tarifave mbi një sërë produktesh, ndërsa parashikon edhe masa mbrojtëse për industrinë dhe bujqësinë europiane.
Eurodeputetët miratuan me shumicë të gjerë rregulloren kryesore, duke lejuar hyrjen pa tarifa të mallrave industriale amerikane në tregun europian. Në të njëjtën kohë, trajtim preferencial do të marrin edhe disa produkte bujqësore dhe të peshkimit nga SHBA.
Një tjetër votim miratoi zgjerimin e importeue pa tarifa për karavidhet amerikane, duke përfshirë edhe produktet e përpunuara të tyre. Këto masa burojnë nga marrëveshja e arritur në korrik të vitit 2025 mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Pas muajsh negociatash, institucionet europiane shtuan garanci shtesë për të mbrojtur tregun e përbashkët nga pasojat e mundshme të importit.
Sipas rregullave të reja, preferencat tarifore do të skadojnë në fund të vitit 2029 nëse nuk rinovohen nga palët. Brukseli do të ketë gjithashtu të drejtën të pezullojë lehtësitë tregtare në rast se SHBA mban ose rrit tarifat ndaj disa produkteue europiane.
Duke e cilësuar marrëveshjen një hap të rëndësishëm, Ursula von der Leyen deklaroi se zbatimi i saj do të sjellë më shumë përfitime për qytetarët dhe bizneset në të dy anët e Atlantikut, ndërsa legjislacioni pret tashmë miratimin përfundimtar nga Këshilli Europian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




